Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Konflikti nisi për një koment në TikTok”/ Plagosi bashkëmoshatarin, 14-vjeçari: Thikën e nxorra për ta trembur
FOTO ILUSTRUESE DURRËS- Një sherr me thika mes gjimnazistëve ka ndodhur në Durrës, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është plagosur nga bashkëmoshatari i tij 14-vjeçari M.K., i cili e ka qëlluar 4 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, teksa ka dhënë edhe detaje se si nisi sherri mes tyre, dinamikën e ditës së ngjarjes dhe arrestimin. Ai ka deklaruar se konflikti kishte nisur disa ditë më parë në rrjetet sociale, konkretisht për një koment në platformën TikTok. Dy të miturit kanë nisur fillimisht të konfliktohen me komente, e më pas janë takuar për "t'u sqaruar". Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë...