Kapri: Si të bashkëpunosh me kundërshtarin politik për të sulmuar partitë e reja opozitare?

Kapri: Si të bashkëpunosh me kundërshtarin politik për të sulmuar partitë e reja opozitare?

PD dhe PS po bashkëpunojnë për ndryshimin e Kushtetutës e cila synon reduktimin e numrit të deputetëve në parlament dhe krijimin e një senati. Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, thotë se sinjalet e bashkëpunimit të tyre janë të dukshme me atë çfarë ndodhi gjatë fushatës elektorale për bashkinë e Tiranës, para se Kushtetuesja të pezullonte datën e zgjedhjeve. “Si ka mundësi, kur ti ke nisur fushatën elektorale bëhesh bashkë me Ramën, për ndryshimet kushtetuese, për të zvogëluar parlamentin. Pra ne jemi armiqtë, ne partitë e reja. Pse senati do të zgjidhë problemet e shqiptarëve? Si ka mundësi bëhesh bashkë me kundërshtarin tënd politik”, tha Kapri, duke shtuar se Berisha dhe Rama kanë interesa në këtë bashkëpunim, njëri të ruajë pushtetin, tjetri të ruajë monopolin...