Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
113 vjetori i Pavarësisë festohet në Podgoricë, i pranishëm dhe presidenti Jakov Milatović
Në Podgoricë u mbajt mbrëmë ceremonia solemne e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi. Në një atmosferë festive morën pjesë rreth 550 të ftuar, mes tyre Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, anëtarë të Qeverisë, ambasadorë dhe personalitete nga jeta kulturore e shoqërore. Në fjalën e saj, Ambasadorja Zhaklina Peto theksoi rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Në fokus të eventit ishte trashëgimia kulturore dhe kulinaria shqiptare, me paraqitjen e veshjeve tradicionale, kërcimin e Tropojës, si dhe promovimin e pasurive të mbrojtura nga UNESCO: Xhubletës dhe Lumit të Vjosës. Mbrëmja u mbyll me gatime tradicionale shqiptare dhe një atmosferë të...