Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
97,7 miliardë lekë në dispozicion, bashkitë kërkojnë më shumë para për vitin e ardhshëm
Për pagat e punonjësve, mirëmbajtur rrugët, ndërtuar çerdhe e kopshte apo të tjera nevoja, 61 bashkitë do të kenë në dispozicion 97,7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë. Por, shoqatat dhe kryetarët e disa bashkive kërkuan në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat më shumë para në dispozicion. Adelina Farrici, Drejtoreshë te Shoqata për Autonominë Vendore, tha: “Kjo është e pamjaftueshme përballë detyrave që ka qeverisja lokale. Është vendosur një dysheme 1% në ligjin e financave lokale dhe ne gjithmonë kemi marrë vetëm 1%, pra duhet të rritet. Të ketë fonde shtesë për të rritur standardet apo shërbimet. Sa i takon...