Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Analiza e REL-it: Dëshmitë në Hagë: A mund të ndryshojë narrativa për UÇK-në?
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një organizatë pa strukturë të mirëfilltë dhe pa zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë – kështu mund të përmblidhen deklarimet e disa prej dëshmitarëve kryesorë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilët u pyetën nëse UÇK-ja kishte hierarki vertikale dhe nëse në krye të saj qëndronte Thaçi. Narrativi se UÇK-ja ishte një forcë me strukturë të organizuar dhe me rol qendror në luftën e fundit në Kosovë, në vitet 1998-1999, është dominues në mesin e shqiptarëve tash e më shumë se një çerek shekulli. Gëzim Selaci, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit kanë hapur dilemat dhe pikëpyetjet lidhur me të....