Ndryshime në qeveri, lirime dhe shkarkime nga detyra (EMRAT)

Ndryshime në qeveri, lirime dhe shkarkime nga detyra (EMRAT)

foto ilustruese TIRANË- Në mbledhjen e sotme u miratuan edhe disa emërime dhe lirime nga detyra. Ndryshimet prekën disa nga ministritë më të rëndësishme në vend, nga Shëndetësia deri te ajo e Financave. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Iltjon Muzaka është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa është liruar nga detyra Entela Ramosaçaj. Ina Majko lirohet nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Denada Seferi lirohet nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit: Enkelejd Musabelliu lirohet nga detyra e zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Olta Manjani lirohet nga detyra e...