Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Konflikti nisi për një koment në Tik Tok, thikën e nxorra për ta trembur”/ Dëshmia e 14 vjeçarit që dyshohet se plagosi bashkëmoshatarin
ABC News ka siguruar deshmine e 14-vjeçarit qe dyshohet se plagosi rende me thike bashkemoshatarin. Ne prani te psikologes, 14-vjeçari M.K, i cili dyshohet se qelloi 4 here me thike bashemoshatarin e tij gjate nje sherri te ndodhur ne lagjen 14 ne Durres, ka dhene deshmine per grupin hetimor. Fillimisht ai ka shfaqur pendese, teksa ka deklaruar se sherri mes tyre kishte nisur pas nje konflikti qe kishin pasur disa dite me pare ne rrjetet sociale. Ndersa me pas ka treguar te gjithe dinamiken e ngjarjes nga takimi per sqarim, pershirjen ne sherrin masiv, plagosjen e 15-vjeçarit e deri tek arrestimi nga policia. “Pak dite me pare ngecem per nje koment ne Tik Tok. Aty nisi. U grindem me komente. Me pas lame te takoheshim. Nga ana jone per t’u sqaruar. Po e dinim qe ata do vinin me disa shoke. Edhe ne u beme nje grup. E lame te takoheshim diku prane shtepise se tij. Shkuam aty, u takuam. Ata kishin marre masa per ndonje konflikt...