Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
42-vjeçari dhunon këngëtarin dhe pronarin, i moshuari e denoncon: S’dua të më ngatërrohet djali
Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 17:34 Niko Hoxha, 70-vjeç nga Vlora ka denoncuar në polici dhe publikisht një rast të ndodhur në lokalin e tij në Llakatund. Ai tregon se ditën e djeshme, 40-vjeçari Shpëtim Danaj, erdhi në lokal teksa organizohej muzikë live dhe pa asnjë arsye goditi fillimisht një person tjetër që ishte këngëtar dhe më pas 70-vjeçarin. Danaj e ka qëlluar Hoxhën në fytyrë dhe në këmbë. ”Shpëtim Danaj erdhi bashkë dhe me një tjetër. Porositën dy birra. Më dha dhe mua një birrë. Shoh unë në një moment godet këngëtarin me grusht. I thash çfarë bën?’Më tha ‘e do dhe ti një?’. Shiko mua më goditi. Fillonte të fliste m fjalë të ndyra. Kur vjen policia këtu, më thotë që ai...