Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përplasja e PD me komisioneren Kos, Shehi: Opozita duhet të kuptojë se ndërkombëtarët nuk na kanë gjë borxh
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar ditën e sotme në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, përplasjet e Partisë Demokratike me eurodeputeten Marta Kos. Shehi tha se opozita duhet të kuptojë se ndërkombëtarët nuk na kanë asgjë borxh, pasi sipas tij, me raportin e OSBE/ODIHR ata e thanë fjalën e tyre për zgjedhjet e 11 majit, shkruan A2 CNN. Ai shtoi gjithashtu se gjithmonë ndërkombëtarët në përplasjet mes qeverisë dhe opozitës, e kanë mbajtur një sy mbyllur për qeverinë. “Konfrontimi i vazhdueshëm i grupit opozitar me institucionet ndërkombëtare, shpesh herë edhe me botën e huaj, opozita vetë duhet ta kuptojë që nuk na kanë gjë borxh ndërkombëtarët. E dyta që ndërkombëtarët nuk mund të zgjidhin hallet e...