Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
SPAK dërgon emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të BKH-së
Joni Keta propozohet nga Komisioni tre anëtarësh i SPAK-ut për të qenë drejtues i BKH, ku ai është aktualisht zv/drejtor i kësaj strukture. Për t’u konfirmuar në krye të Byrosë Kombëtaret të Hetimit pritet votimi me shumicë votash në KLP. Emri i Joni Ketës është zgjedhur mes edhe 6 kandidatëve të tjerë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano. ”Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar”,-thuhet në njoftimin e SPAK.