Aksident në aksin Levan–Tepelenë, tre makina kokë më kokë, dërgohen në spital dy të plagosur (VIDEO)

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, tre makina kokë më kokë, dërgohen në spital dy të plagosur (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Levan–Tepelenë, në zonën e njohur si Poçem. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy pasagjerëve. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku sipas burimeve mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.