Korrupsion në zgjedhje/ Dënohen ish-drejtori i AKSHI dhe kryeplaku i Saukut

Korrupsion në zgjedhje/ Dënohen ish-drejtori i AKSHI dhe kryeplaku i Saukut

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për çështjen e korrupsionit zgjedhor ku të përfshirë janë ish-drejtori i AKSH-it në Tiranë, Dritan Stoka, dhe kryeplaku i Saukut, Agim Osmani. Të dy u akuzuan se jepnin legalizime dhe favore të tjera në këmbim të votave për Partinë Socialiste. Dritan Stoka,  shpall fajtor për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim. Ai u dënua me 2 vite burg, pas uljes së dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Stoka do të qëndrojë në një burg të sigurisë së zakonshme. Agim Osmani, morri të njëjtin dënim  2 vite burg pas uljes  por gjykata vendosi t’i konvertojë pjesën e mbetur në 24 muaj me kusht. Për dy vitet e provës ai...