Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO- Përplasen “kokë më kokë” dy makina në aksin Levan-Tepelenë, raportohet për të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes raportohet për 3 të plagosur. Të plagosurit janë shoqëruar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit por ende nuk duhet gjendja e tyre shëndetësore. Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.