SPAK propozon Joni Ketën si drejtues të ri të BKH-së/ Emri i dërgohet zyrtarisht KLP-së

SPAK propozon Joni Ketën si drejtues të ri të BKH-së/ Emri i dërgohet zyrtarisht KLP-së

Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK ka propozuar për në krye të BKH Joni Ketën, aktualisht zëvendësdrejtori i BKH-së. Emri i tij do t’i dërgohet zyrtarisht KLP-së për votim dhe miratim. SPAK pritet të publikojë brenda pak kohësh njoftimin zyrtar për kandidatin e propozuar. “Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.”-njofton SPAK.