Von der Leyen: Moska nuk ka qëllim të vërtetë për t’u angazhuar për bisedimet e paqes

Von der Leyen: Moska nuk ka qëllim të vërtetë për t’u angazhuar për bisedimet e paqes

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka përshkruar situatën rreth luftës në Ukrainë si “të paqëndrueshme” dhe “të rrezikshme” dhe e ka akuzuar Rusinë se nuk ka “qëllim të vërtetë” për t’u angazhuar në bisedime paqeje. Deklarata e saj erdhi pak para se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të thoshte se ishte “e parakohshme” të flitej për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Von der Leyen tha se Ukrainës do t’i duheshin garanci të forta sigurie të afta për të penguar çdo sulm të mëtejshëm, duke argumentuar se Rusia ende mbante një mentalitet pas Luftës së Dytë Botërore dhe e shihte kontinentin evropian si një “sferë ndikimi”. Ajo po i drejtohej Parlamentit Europian në Strasburg, ndërsa SHBA-të shtuan përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje...