Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Leje legalizimi dhe punësim në këmbim të votës për PS, GJKKO dënon ish-zyrtarin e Kadastrës dhe ish-kryeplakun e Saukut
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me nga dy vite burg, ish zyrtarin e Kadastrës, Dritan Stoka dhe ish kryeplakun e Saukut në Tiranës, Agim Osma, pasi premtonin leje legalizimi dhe punësim në këmbim të votës, premtime këto të bëra gjatë zgjedhjeve të 2019. Sipas organit të akuzës këta dy shtetas kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ne favor të Partisë Socialiste ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta. Dritan Stoka, ish-zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata...