Legalizime në këmbim të votës për PS, GJKKO dënon ish-zyrtarin e Kadastrës dhe ish-kryeplakun e Saukut

Legalizime në këmbim të votës për PS, GJKKO dënon ish-zyrtarin e Kadastrës dhe ish-kryeplakun e Saukut

foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 2 persona të pandehur për korrupsion zgjedhor dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Bëhet fjalë për ish-zyrtarin e Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës, Dritan Stoka dhe ish-kryeplakun e lagjes së re në Sauk, Agim Osmani, lidhur me akuzat se kanë kërkuar dhe orientuar vota për Partinë Socialiste në këmbim të favoreve publike. Dritan Stoka u shpall fajtor për “Ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim. Ai dënohet me 3 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi i zbret në 2 vite në një burg të sigurisë së zakonshme. Për të njëjtat vepra u shpall fajtor edhe Agim Osmani, i cili gjithashtu...