Shqiptarët depozitojnë 70 miliardë lekë në ATM, ja shifrat që po habisin bankat

Shqiptarët depozitojnë 70 miliardë lekë në ATM, ja shifrat që po habisin bankat

Bankomatet në Shqipëri sa vijnë e shtohen, ndërsa edhe përdorimi i tyre nga qytetarët për të tërhequr ose depozituar para në nëntë muajt e parë të këtij viti është rritur. Aktualisht, vendi ynë numëron 1337 bankomate me funksion urdhër transferta, tërheqje dhe depozitim cash. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, ATM-të që shërbejnë vetëm për tërheqjen e parave janë rritur me një ritëm më të shpejtë se ato për urdhër transfertat dhe depozitim. Pavarësisht se është një shërbim mjaft i kërkuar edhe nga qytetarët, numri i bankomateve të pajisur edhe me funksionin e depozitimit të parave, mbetet vetëm 427 nga 1287 që shërbejnë edhe për tërheqje parash. Për shkak të kësaj mungese, për të kaluar para në llogarinë e tyre rrjedhëse...