U kapën duke shpërndarë legalizime për votat e PS, GJKKO shpall fajtor dy zyrtarët

U kapën duke shpërndarë legalizime për votat e PS, GJKKO shpall fajtor dy zyrtarët

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 2 persona të pandehur për korrupsion zgjedhor dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e AKSH-it në Tiranë, Dritan Stroka dhe kryeplakun e fshatit Sauk, Agim Osmani, të cilët janë arrestuar vitin e kaluar dhe akuzuar se jepnin legalizime dhe bënin favore të ndryshme në këmbim të votave për Partinë Socialiste. Stroka është dënuar me 2 vite burgim, sikurse edhe Osmani, por këtij të fundit pas masës së kryer në paraburgim i është konvertuar pjesa tjetër në 24 muaj dënim me kusht. Gjyqi u mbajt me procedurë të shkurtuar, pasi të pandehurit pranuan aktet e dosjes penale. Vitin e kaluar GJKKO me kërkesë të SPAK kishte dhënë dy masa sigurie “arrest në burg”...