Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
BIRN: PS rikthen propozimet për ndryshime në Reformën në Drejtësi, çfarë parashikojnë 2 amendamentet e mazhorancës
Mazhoranca i rikthehet nismës së hershme për ndryshime në ligjet e sistemit të drejtësisë me dy projektligje që mbajnë si propozues deputetin Olsi Komici. Blerina Gjoka | BIRN Amendamentet e Komicit propozojnë ndryshime në dy ligje; “Për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Ndryshimet vijnë si rezultat i kërkesave të depozituara nga vetë organet e drejtësisë në Kuvend prej disa vitesh dhe prekin kryesisht ‘vetingun’ e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke synuar ‘trupërzimin e normave dhe praktikave” të procesit për vetingun e figurës së të zgjedhurëve jomagjistratë nga radhët e avokatisë, shoqëria civile apo bota akademike. Në këtë kontekst ashpërsohen kriteret e verifikimit të pasurisë dhe integritetit të...