Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Benet Beci në terren: Pas 30 vitesh bllokim, pastrimi i kanalit në Berdicë sjell rezultate të menjëhershme
Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 15:33 Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë një tjetër ndërhyrje të rëndësishme në territor, këtë herë në Berdicë, ku pastrimi i një kanali të bllokuar prej më shumë se 30 vitesh ka dhënë efekt të menjëhershëm në një nga nyjet më problematike të përmbytjeve në zonë. Beci theksoi se falënderimet e banorëve janë një motivim i përditshëm për punën e ekipit të bashkisë, ndërsa shtoi se rezultatet tregojnë qartë se puna e bërë me seriozitet dhe në terren sjell ndryshime të prekshme për komunitetin. Ndërhyrja pritet të ndihmojë në parandalimin e përmbytjeve të përsëritura në këtë segment, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë dhe cilësinë e jetës së banorëve të Berdicës./J.H/