Veting më i ashpër për KLP dhe KLGJ, PS propozon ndryshime në reformën në drejtësi

Veting më i ashpër për KLP dhe KLGJ, PS propozon ndryshime në reformën në drejtësi

Amendamentet e Komicit propozojnë ndryshime në dy ligje; “Për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Ndryshimet vijnë si rezultat i kërkesave të depozituara nga vetë organet e drejtësisë në Kuvend prej disa vitesh dhe prekin kryesisht ‘vetingun’ e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke synuar ‘trupërzimin e normave dhe praktikave” të procesit për vetingun e figurës së të zgjedhurëve jomagjistratë nga radhët e avokatisë, shoqëria civile apo bota akademike. Në këtë kontekst ashpërsohen kriteret e verifikimit të pasurisë dhe integritetit të figurës së kandidatëve që në procesin e verifikimit të tyre nga Avokati I Popullit si institucion që zhvillon fazën e parë të verifikimit të dokumenteve. Dispozitat e reja...