Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Plagosja me thikë pranë zemrës, mjeku: I mituri është intubuar, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë
Mjeku kirurg Fitim Shini në një prononcim për mediat ka folur për gjendjen shëndetësore të të miturit, i cili u plagos me thikë nga disa gjimnazistë mëngjesin e sotëm në Durrës. Ai thotë se 15-vjeçari ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore vijon të mbetet e rëndë. Sipas mjekut, i mituri ka mbërritur në urgjencë me 4 plagë në zonën e gjoksit, ku njëra prej tyre po depërtonte në zemër, çka i ka shkaktuar gjendjen e rënduar. “Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni. Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej...