“I japim llogari vetëm Zotit”, dy të arrestuarit për terrorizëm refuzojnë të dëshmojnë

“I japim llogari vetëm Zotit”, dy të arrestuarit për terrorizëm refuzojnë të dëshmojnë

“Ju jeni shejtanë dhe ne i japim llogari vetëm Zotit”. Kjo ka qënë e vetmja deklaratë e dy personave të arrestuar nga policia e Shkodrës për armët e gjetura në banesën në fshatin Orosh të Pukës, ku grupi hetimor ka dyshime të forta se të dy janë të indoktrinuar me prirje terroriste. Duke thënë se se nuk e njohin shtetin dhe as ligjet e vendit, por vetëm fjalën e Zotit, Uka dhe Cumraku kanë refuzuar të japin dëshminë për të sqaruar lidhjet që mund të kenë me grupet terroriste jashtë vendit, apo për faktin se ku i kanë gjetur armët. Sa i takon armëve të zjarrit, është ende mister për policinë dhe Antiterrorin sesi ata kanë arritur që t’i sigurojnë, pasi asnjëherë prej tyre nuk...