Flet Mjeku: Fëmija i plagosur me thikë pranë zemrës është i intubuar dhe në gjendje kritike

Flet Mjeku: Fëmija i plagosur me thikë pranë zemrës është i intubuar dhe në gjendje kritike

Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 14:54 Mjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të një 15-vjeçari, i cili u plagos rëndë mëngjesin e sotëm në Durrës gjatë një konflikti mes disa gjimnazistëve. Sipas mjekut, i mituri mbërriti në urgjencë me katër plagë në zonën e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte deri pranë zemrës, duke shkaktuar gjendje kritike. “Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, katër në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar. Për momentin ndodhet në Reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë,” tha mjeku Shini. Ai shtoi se gjatë trajtimit, pacienti ka marrë tre flakone gjak dhe se situata mbetet serioze, por shpreson që në 24-48...