Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Shi që bie një herë në 300 vjet”/ Reshje masive, paniku “pushton” Tajlandën
33 të vdekur e mbi 130 mijë të zhvendosur është deri tani bilanci i reshjeve masive të shiut dhe përmbytjeve rekord që kanë goditur pjesë të Tajlandës, duke detyruar autoritetet të dërgojnë anije ushtarake dhe helikopterë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës. Vërshimi i ujërave ka përfshirë dhjetë provinca në të gjithë jugun e vendit. Qyteti Hat Yai, një qendër biznesi në kufi me Malajzinë, ka regjistruar sipas BBC-së nivelin më të lartë të reshjeve në 300 vjet -që është 335 mm në një ditë të vetme. Pamjet tronditëse nga Tajlanda tregojnë automjete dhe shtëpi të zhytura në ujë, me banorët e dëshpëruar që presin shpëtim në çatitë e tyre. Shirat e pandërprera kanë gjunjëzuar edhe vendet fqinje. Në Vietnam, numri i të vdekurve është...