7 kandidatë në garë! SPAK përcakton sot kreun e ri të BKH-së, emri do t’i dërgohet për miratim KLP-së

7 kandidatë në garë! SPAK përcakton sot kreun e ri të BKH-së, emri do t’i dërgohet për miratim KLP-së

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Vetingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka përfunduar. Rezultatet i janë dërguar komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, si kreu i SPAK-ut, Arben Kraja dhe Behar Dibra. Mësohet se në total u shqytruan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazat në vijim. Në garë për Drejtorin e BKH-së janë 7 kandidatët: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Komisioni i Posaçëm do të mbidhet në orën 14:30 për të zgjedhur njeriun që do të jetë në krye të BKH-së për 5 vitet e ardhshme. Më pas treshja e prokurorëve do të dërgojnë një emër në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për miratim./ZËRI