Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rutte: Plani i SHBA-së për Ukrainën premton, por ka pika të pazgjidhura
Bota E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 13:25 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje për kujdes ndaj pritshmërive në lidhje me propozimin amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se plani ende kërkon negociata më të thelluara. Në një intervistë për grupin mediatik RND dhe gazetën spanjolle “El País”, e publikuar sot, Rutte u shpreh se dokumenti i rishikuar së bashku nga SHBA dhe Ukraina përmban elementë premtues, por edhe çështje të pazgjidhura që kërkojnë raunde të mëtejshme diplomacie. Sipas njoftimeve zyrtare, Ukraina ka rënë dakord dje me pikat kryesore të planit të paqes të propozuar nga SHBA, ndërsa Uashingtoni thotë se vetëm disa pika mbeten ende në debat. Presidenti amerikan Donald J. Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky...