Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Berisha flet për përmbytjet: PD do mbështesë çdo nismë për zhdëmtim të plotë të pasojave
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do mbështesë çdo nismë për zhdëmtim të plotë të pasojave të motit të keq. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha u shpreh se dënon me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë ndaj kësaj situate. Lideri i PD tha se cilido që kërkon të bëjë diferencën, të kuptojë më mirë se çfarë u zhvillua, i sugjeron të lexoj një status të profesor Artan Fugës, duke u kthyer nga Gjakova. Ai tha se profesori në statusin e tij, përshkruan një vend krejt tjetër, një vend në të cilin pavarësisht nga shirat, tokat nuk ishin përmbytur. Një vend në të cilin kudo dukeshin makineritë e punimit bujqësor. Në fund, Berisha bëri krahasimin e Shqipërisë me Kosovën...