Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Kam detaje të panjohura për 21 Janarin
Protesta e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 qytetarë përpara godinës së Kryeministrisë, u thirr nga opozita e kohës pas publikimit të video-përgjimit të Ilir Metës, ku ai shfaqej në një bisedë me ministrin Dritan Prifti, ndërsa përmendej edhe një shifër prej 700 mijë dollarësh. 14 vite pas demostratës së dhunshme, ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme me kërkesë për thirrjen dhe pyetjen si person në dijeni lidhur me rrethanat e ngjarjes. Në shkresën drejtuar Prokurorisë së Posaçme, ai shprehet se disponon informacione që mund të ndihmojnë në sqarimin e ngjarjes. “Unë Ilir Metaj, duke qenë se kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi...