Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Isopolifonia 20 vite në UNESCO, program aktivitetesh në Gjirokastër, artistët popullorë: Do e trashëgojmë në breza
20-vjetori i përfshirjes së këngës isopolifonike në Trashëgiminë Kulturore Botërore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s është shoqëruar me një program aktivitetesh kulturore në Gjirokastër. Në 25 nëntor 2005 kënga polifonike do të certifikohej si një prej Pasurive Botërore, cilësim të cilin e ka merituar në shekuj duke arritur të mbijetojë dhe të vijë deri në ditët tona falë brezave të këngëtarëve, interpretuesve dhe mbartësve të saj. Ispolifonia në rrugëtim e saj shumëshekullor është interpretuar në mjediset familjare, shoqërore, skena artistike duke përcjelle për artdashësit vlerat e folklorit dhe traditës sonë kombëtare. Artistët popullorë të moshave të ndryshme shprehen se isopolifonia do të vazhdojë të ngelet e gjallë dhe përcillet në breza si mishërim i shpirtit të vetë kombit shqiptar. “Sot është 20-vjetori i isopolifonisë, jam...