Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 42 000 euro pa i deklaruar, i sekuestrohen

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 42 000 euro pa i deklaruar, i sekuestrohen

Policia Kufitare në Kakavijë kreu kontroll në çantën e shtetasit L. K., ku u gjetën 42 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin L. K., 44 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.