Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SPAK përcakton sot kreun e ri të BKH, emri do t’i dërgohet për miratim KLP-së
Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit. Rezultatet i janë dërguar komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, si kreu i SPAK-ut, Arben Kraja dhe Behar Dibra. Në garën për Drejtorin e BKH-së janë shtatë kandidatë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Tani komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH-së do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëjë edhe renditjen përfundimtare. Më pas treshja e prokurorëve do të dërgojnë një emër në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për miratim.