Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë një vlerësim të qartë mbi negociatat e fundit për paqen në Ukrainë, duke mirëpritur përpjekjet e udhëhequra nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ajo thekson se, megjithëse nevojiten përpjekje të mëtejshme, “falë punës së Ukrainës, SHBA-ve dhe nesh, europianëve, gjatë këtyre ditëve në Gjenevë, kemi një pikënisje”. Von der Leyen nënvizon se marrëveshja duhet të sigurojë “një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” dhe “siguri reale për Ukrainën dhe Europën”, pa asnjë kufizim mbi forcat e armatosura të Ukrainës, të cilat, sipas saj, “do ta linin vendin të pambrojtur ndaj sulmeve të ardhshme”. “Bëhet fjalë po aq për tërheqjen e forcave si për sigurinë e Europës, sepse siguria e Ukrainës është siguria e Europës”, shton ajo. Presidentja e Komisionit Europian thekson gjithashtu se...