Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Moti i keq, PD kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme: Fermerët të dëmshpërblehen 100%
Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje të disa tokave bujqësore dhe bizneseve në zona të ndryshme të vendit. Deputeti i PD, njëherësh nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo deklaroi se reshjet nuk ishin të papërballueshme, por sipas tij, problemi qëndron në infrastrukturën kulluese që nuk investohet dh nuk pastrohet prej vitesh. “Përmbytjet tregojnë qartë se fermerët nuk kanë faj, reshjet nuk janë të papërballueshme, por kanalizimet nuk funksionojnë. Fermerët e Beratit dhe në bashkitë e tjera të qarkut sot gjenden në mëshirë të fatit. Jo se shiu ishte i papërballueshëm, por sepse pushteti vendor dhe qendror e kanë lënë infrastrukturën kulluese në mëshirë të fatit, pa e pastruar, pa investime dhe pa e përmbajtur. Këtë...