Me kallashnikov në duar, momenti kur qëllohet me breshëri ndaj Julian Sulës në Lushnjë

Me kallashnikov në duar, momenti kur qëllohet me breshëri ndaj Julian Sulës në Lushnjë

Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj ka siguruar foton e njërit prej autorëve të atentatit ndaj Julian Pashës ditën e djeshme në Lushnjë. Siç duket në pamje, autori është me një kallashnikov në dorë në mes të rrugës. Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja, nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kanë fokusuar momentin e ngjarjes. Sipas policisë, dy persona kanë dalë nga makina të cilën e kishin parkuar në kthesën e rrugës “Misto Mame”. Ata mbanin maska të zeza në fytyrë dhe kapele. Sapo panë makinën tip “BMW” me të cilën udhëtonte Sula, ata zbritën nga mjeti dhe qëlluan, njëri me kallashnikov e tjetri me pistoletë. Dalja e tyre ka qenë me vonesë...