Një pilulë ditore ul nivelin e kolesterolit të ‘keq’ me 60% në një provë që zgjati një vit

Një pilulë ditore ul nivelin e kolesterolit të ‘keq’ me 60% në një provë që zgjati një vit

Një pilulë e re që pihet çdo ditë mund të ulë nivelin e kolesterolit të keq me 60%, sipas një studimi të ri. Enlicitide, e zhvilluar nga kompania Merck, uli kolesterolin LDL, të njohur si "kolesteroli i keq", me më shumë se gjysmën, në një studim global të botuar këtë javë në JAMA, revistë e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë. Prova klinike, e udhëhequr nga dr. Christie M. Ballantyne nga Texas Heart Institute, u zhvillua në 59 qendra mjekësore në 17 vende të ndryshme. Studimi përfshiu 303 të rritur të diagnostikuar me hiper-kolesterolemi familjare heterozigote (HeFH), një gjendje gjenetike që rrit nivelin e LDL-së dhe rrezikun e sëmundjeve të hershme të zemrës. Të gjithë pjesëmarrësit po merrnin tashmë barna të tjera për uljen e yndyrave, por...