10 sekonda atentat ndaj rivalit të Aldo Bares! PAMJET-Autorët e maskuar me kallash në dorë qëllojnë drejt Julian Sulos

10 sekonda atentat ndaj rivalit të Aldo Bares! PAMJET-Autorët e maskuar me kallash në dorë qëllojnë drejt Julian Sulos

Julian Sula LUSHNJË-Janë publikuar pamjet nga atentati i ndodhur në Lushnjë, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt automjetit të 45-vjeçarit Julian Sula. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kanë fokusuar momentin e gjuajtjes me armë. Sipas policisë, dy persona kanë dalë nga makina të cilën e kanë parkuar në kthesën e rrugës 'Misto Mame'. Autorët shihen me maskë të zezë në fytyrë dhe kapele, ndërsa kanë dalë nga mjeti me kallash në duar dhe kanë qëlluar drejt automjetit tip 'BMW' e zezë, në të cilin ndodhej 'Juli i Pashakos'. Pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën. autorët Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda, ku 6 plumba kane prekur...