Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Tragjike/ Ndërron jetë në moshë të re këngëtari Shpat Kasapi
Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për mediat në Maqedoninë e Veriut, burime të afërta me artistin. Shpat Kasapi ishte vetëm 40 vjeç, derisa sipas raportimeve të mediave në Maqedoni të Veriut, ai vdiq pasi pësoi arrest kardiak. Sipas të dhënave paraprake, këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër teksa ndodhej në Itali. Këngëtari la pas vetes një djalë, të cilin e kishte me ish-gruan, Selvijen. Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve...