Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Zoti të pastë kujdes atje lart!”, blogeri tregon takimin e fundit me Shpat Kasapin
Blogeri Olti Curri teksa ka reaguar për ndarjen e parakohshme të Shpat Kasapit, i cili thuhet se ndërroi jetë nga një atak kardiak, ka treguar takimin e fundit me këngëtarin. Ai tha se takimi i fundit ishte në një lokal në Tiranë, ku kishin qeshur me historitë që këngëtari kishte treguar. “Kishim shumë pa u takuar dhe pak kohë më parë u shfaqe surprizë në tavolinë tek lokali i kushërirës tënde në Tiranë. Nuk foli asnjë sepse ti vetëm tregoje histori dhe qeshnim me lot, mirësia jote mbështillte çdo njeri që takoje si një përqafim. Shpat i mirë, qielli duhej të priste, ti kishe shumë rrugë përpara, ishte e padrejtë. Zoti të pastë kujdes atje lart!”, shkruan Curri.