Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Beleri: Shqipëria nuk do të jetë në BE në vitin 2030. Ligji i luftës me Greqinë nuk ekziston
Eurodeputeti Ferdi Beleri ka folur në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, teksa tha se nuk beson se vendi ynë do të jetë pjesë e BE në vitin 2030. Beleri tha se do të kontribuoje për integrimin e Shqipërisë në BE. Po ashtu ai tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk varet vetëm nga reformat e vendit tonë, por edhe se nuk është e sigurt që Bashkimi Europian kërkon zgjerimin. “Unë do kontribuoj aq sa mundem që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së. A do jetë pjesë Shqipëria e familjes europiane në vitin 2030? Nuk mund ta them me siguri. Unë besoj se nuk do të jetë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me reformat në Shqipëri që nuk po kryhen, por...