Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO / Shqiptari me sharrë elektrike në dorë ndjek policët britanikë në mes të rrugës
Me sharrë elektrike në dorë, duke ndjekur një efektiv policie nëpër rrugët e një qyteti skocez. Shqiptari Liridon Kastrati u shpall fajtor për vrasje të mbetur në tentativë për incidentin e ndodhur në majin e vitit të kaluar. Sipas provave të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Paisley-t, ngjarja nisi kur automjeti Volkswagen i drejtuar nga 32-vjeçari Kastrati u përplas me makinën e policisë. Pas përplasjes, Kastrati fillimisht u largua me vrap, por u rikthye te makina e tij për të marrë një sharrë elektrike, të cilën më pas e përdori për të kërcënuar dhe ndjekur oficerin Cowan. Oficeri, 35 vjeç, dëshmoi se kishte qenë i “tmerruar” ndërsa Kastrati e përndiqte duke tundur sharrën elektrike dhe duke ulëritur fjalë fyese. Ai tha se në ato...