Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sherr mes të miturve në Durrës, njëri plagoset me thikë, tjetri arrestohet
Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 09:20 Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për plagosje me mjet prerës, thikë. Policia bën me dije se i mituri ka plagosur me thikë një 15-vjeçar duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin...