Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare. Sipas të dhënave paraprake, këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër. Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike. Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e...