Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndërron jetë papritur këngëtari Shpat Kasapi, pësoi arrest kardiak gjatë qendrimit në Itali
Është shuar nga jeta në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali. Ky lajm ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik shqiptar, pasi Shpat Kasapi njihet për karrierën e tij të gjatë muzikore dhe hitet që e bënë të dashur për shumë breza. Shpat Kasapi ishte një këngëtar i njohur shqiptar nga Tetova, i lindur më 1 maj 1985. Arsimin fillor e ndoqi në shkollën “Liria” në Tetovë, më pas vijoi studimet në kolegjin turk “Yahya Kemal” në Shkup, ndërsa fakultetin e përfundoi në Universitetin “FON”. Talenti i tij në muzikë u shfaq herët. Kasapi nisi karrierën artistike që në fëmijëri, duke marrë pjesë në festivale të...