Moti i keq në Kukës, akset nacionale të qarkullueshme por me rrezik rënie gurësh

Moti i keq në Kukës, akset nacionale të qarkullueshme por me rrezik rënie gurësh

Situata në Qarkun Kukës paraqitet e rënduar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin. Autoritetet raportojnë se rrugët nacionale në qark janë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave gjatë gjithë kohës, por qarkullimi është i lirë nga ndërhyrja e kontraktorëve për pastrimin e tyre. Pavarësisht vështirësive, të gjitha akset rrugore nacionale mbeten të qarkullueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk janë raportuar emergjenca të tjera deri në këto momente. Sa i përket furnizimit me energji elektrike, ka mungesa të saj në fshatin Mamëz në Njësinë Administrative Kolsh, Nj.A. Surroj në bashkinë Kukës, si dhe Nj.A. Tropojë e Vjetër, Fierz, Llugaj, Margegaj në bashkinë Tropojë, dhe fshati...