Putin dërgon shefat e shërbimeve sekrete në Abu Dhabi, zbardhen “vijat e kuqe” të Kremlinit për planin e paqes

Putin dërgon shefat e shërbimeve sekrete në Abu Dhabi, zbardhen “vijat e kuqe” të Kremlinit për planin e paqes

Negociatat për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës po hyjnë në një fazë të re tensioni, teksa presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar në Abu Dhabi dy nga njerëzit e tij më të fuqishëm: Igor Kostyukov, kreu i inteligjencës ushtarake, dhe Sergey Naryshkin, drejtues i shërbimit sekret të jashtëm. Të dy janë zyrtarët që çdo mëngjes i dorëzojnë Putin-it raportin mbi ecurinë e luftës dhe konsiderohen arkitektët e fshehtë të samitit të Alaskës të zhvilluar në gusht. Prania e tyre në Emirate është interpretuar në Moskë si një sinjal i qartë se Kremlini nuk ka ndërmend të lëvizë nga marrëveshjet e diskutuara verën e kaluar në Alaskë, një “protokoll” që Trump hezitoi ta impononte për shkak të kundërshtimeve europiane. Disa analistë rusë mendojnë se dyshes Kostyukov–Naryshkin...