Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kryesojnë Superligën, FIFA bllokon merkaton e Vllaznisë, tre dënime në pesë ditë
Kryesuesit e Superligës, Vllaznia, janë bllokuar nga FIFA për shkak të gjyqeve të humbura dhe borxheve ndaj ish-futbollistëve apo ish-zyrtarëve që kanë qenë pjesë e shkodranëve. Në vendimet e fundit të FIFA-s, shihet se Vllaznia ka një vendim më 19 nëntor me një dënim për borxhe të pashlyera, ndërsa dy të tjera i ka më 24 nëntor. Pra, në pesë ditë kundër Vllaznisë ka tre vendime kundër, çka do të thotë se shkodranët duhet të shlyejnë detyrimet kundër ish-ëve në mënyrë që të kenë të drejtë për afrime të reja në dritaren kalimtare të janarit 2026. Veç Vllaznisë, FIFA vijon të ketë të bllokuar me tre sesione merkatoje edhe klubet e KS Luftëtarit (shkrirë dhe rithemeluar si AF Luftëtari), Orikut, Kastriotit apo Valbonës. Të gjitha klubet janë të dënuara...