Sherr mes të miturve në Durrës, 15-vjeçari plagoset rëndë me thikë

Sherr mes të miturve në Durrës, 15-vjeçari plagoset rëndë me thikë

thika e sekuestruar DURRËS-Një plagosje me thikë është regjistruar në Durrës, si shkak i një konflikti për motive të dobëta mes dy të miturve. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme 25 nëntor, ku një 14-vjeçar në debat e sipër ka plagosur me thikë një 15-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i mitur është arrestuar. Njoftimi i policisë: Plagosi me thikë një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 14-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes. Sekuestrohet mjeti prerës që 14-vjeçari kreu plagosjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina...