Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Përmbytet përsëri brenda 10 ditëve lagja “Besëlidhja” në Lezhë
Lagjja “Besëlidhja” në Lezhë është përmbytur sërish gjatë natës, pasi reshjet e dendura kanë përfshirë zonën. Uji ka arritur në disa centimetra lartësi, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore të lagjes. Kjo është hera e dytë brenda 10 ditëve që lagjja “Besëlidhja” përmbytet, duke shtuar shqetësimet e komunitetit për mungesë të infrastrukturës së duhur të drenazhimit dhe përballjen e vështirë me reshjet intensive. Lezha mbetet një prej qarqeve më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit, me reshjet intensive që po vijojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të qytetit dhe periferive.